Një breshëri raketash u lëshuan nga Libani jugor drejt pjesës veriore të Izraelit.

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se raketat u hodhën në drejtim të rajonit të Galilesë Perëndimore.

Ky është sulmi i parë që nga e mërkura, kur Izraeli vrau liderin e lartë të Hezbollahut, Fouad Shukr, në Bejrut.

Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në atë sulm ajror, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Izraeli fajësoi Shukr-un për një sulm me raketa të shtunën që vrau 12 njerëz në qytetin Druze në në Lartësitë e Golanin të pushtuara nga Izraeli, megjithëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për një "përgjigje të vërtetë" ndaj sulmit që vrau Shukr-un.

"Ne po planifikojmë një përgjigje reale dhe të llogaritur mirë, jo thjesht një përgjigje simbolike", tha Nasrallah në një fjalim televiziv gjatë funeralit të Shukr-ut, duke shtuar:

“Hezbollahu do të rifillojë operacionet e tij të rregullta ushtarake kundër Izraelit të premten, të pavarura nga përgjigjja ndaj vrasjes së Shukr-ut”.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit të rezistencës libaneze mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit në Rripin e Gazës, ku janë vrarë rreth 39.500 persona që nga tetori, pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas./aa