Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se me vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Izraeli ka vrarë edhe paqen.
Në një intervistë të drejtpërdrejtë me transmetuesit lokal Fidan shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjes së Haniyah si edhe kombit palestinez dhe botës islame.
Dhe ata nuk duhet të harrojnë se me vrasjen e atij, ata vranë edhe paqen”, deklaroi Fidan.
Sipas Fidanit, kryeministri izraelit “ka marrë peng Amerikën”.
“Netanyahu e di mirë këtë. Ai e ka marrë peng Amerikën. Nëse hyn në një luftë në Liban, ShBA-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shkojë në luftë për ta mbështetur atë”, shtoi ai.
Shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në kryeqytetin iranian Teheran në orët e vona të së mërkurës. Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, por Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.
Haniyeh, i cili ishte në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, mbeti i vrarë si pasojë e një atentati në një sulm ajror në rezidencën e tij ku po qëndronte si mysafir i Iranit./TRT