Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës.

 

Forcat e rendit kanë lokalizuar një shtëpi banimi në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në në operacion bashkë me Doganën e Kosovës.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, një person i dyshuar kishte mbajtur me dhjetëra pajisje. Policia e Kosovës njoftoi se zhvilloi operacionin pas marrjes së informacioneve nga hetimet rajonale të sektorit të antidrogës dhe drejtorisë rajonale të Mitrovicës së Veriut.

 

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, e ka shndërruar në një prioritet luftimin e krimit në veri të vendit, dhe ky ishte një ndër operacionet e shumta të kryera në atë zonë.