Shkenca mund të ketë gjetur një lidhje në mes të rrezikut të autizmit te fëmijët dhe acidit yndyror në gjakun që gjendet në kordonin umbilikal.
Për të vënë dritë mbi shkaqet e autizmit, studiuesit nga Universiteti Fukui në Japoni kanë analizuar lidhjen në mes të acidit yndyror të pasaturuar (PUFA) që gjendet në mostrat e gjakut të kordonit umbilikal dhe rezultatet e autizmit te 200 fëmijë.
Ata besojnë se kjo gjetje e re mund të jetë shumë domethënëse për të kuptuar, diagnostikuar si dhe parandaluar çrregullimet e spektrit të autizimt (ASD).
Studimi identifikoi një komponim të veçantë në acidin e gjakut të kordonit umbilikal, i cili quhet diHETrE e që mund të ketë implikime të forta në llojet e ASD-së./SyriNet