Franca u bëri thirrje shtetasve të saj që “kalojnë përmes Iranit” që të largohen nga vendi “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Masa lidhet me rritjen e rrezikut të përshkallëzimit ushtarak në rajon, tha Ministria e Jashtme franceze.

“Për kujtesë, i gjithë territori iranian është shënuar me të kuqe në hartën e këshillave të udhëtimit. Prandaj, shtetasit francezë këshillohen zyrtarisht të mos udhëtojnë në Iran, pavarësisht nga arsyeja”, thuhet në deklaratë./aa