Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë vjen me një ofertë akademike, e cila ofron një gamë të gjerë mundësish për të rinjtë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një postim në rrjete sociale, tha se “ky universitet ofron programe në gjuhë të huaj e diploma dyfishe me disa universitete të Italisë, si Universiteti i Salentos, Universiteti “Aldo Moro” dhe Universiteti Politeknik i Barit, si dhe me Universitetin e Malit të Zi”.

Nga data 30 korrik-4 gusht maturantët mund të aplikojnë online në U-Albania për përzgjedhjen e programeve të studimit.

Në një një video të publikuar nga ministrja Manastirliu, maturantët njihen me ofertën akademike të Universitetit të Vlorës.

Programe në gjuhë të huaj (shqip-anglisht)

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

-Inxhinieri mekanike (Bachelor); Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar (Master)

Fakulteti i Ekonomisë;

-Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore (Master)

Diploma Dyfishe –Bachelor

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë me Universitetin e Salentos (Itali)

-Gjuhësi e aplikuar në fushën e turizmit

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore me Universitetin Politeknik të Barit

  • Inxhinieri Mekanike

Diploma Dyfishe –Master

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore me Universitetin e Malit të Zi

  • Mbrojtja dhe Menaxhimi i Mjedisit Detar

Fakulteti i Ekonomisë me Universitetin e Barit “Aldo Moro”, Itali

-Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore

Programe të tjera:

Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë

-Gjuhë shqipe dhe letërsi

Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore

-Inxhinieri Navale

-Navigacion

-Matematikë-Fizikë

Fakulteti i Ekonomisë

-Menaxhim Turizmi

“Studio në Shqipëri” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet e studimit./ata