42.580 persona kanë hyrë dhe kanë dalë përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, në Shkodër në 48 orët e fundit.

Fluksi vazhdon të jetë në rritje gjatë këtyre ditëve, ku me 31 korrik dhe 1 gusht mbi 12 mijë shtetas në ditë janë futur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, shtetas nga Kosova dhe turistë të huaj.

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet bie në sy edhe një rritje e numrit të qytetareve që dalin nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.

E njëjta situatë me rritjen e fluksit të hyrje daljeve është edhe në doganat e tjera të Hanit të Hotit, Grabomit dhe Gërcarit.

Por, numri i lartë i vizitorëve ka sjellë trafik kilometrik në hyrjen e qytetit të Shkodrës. Automjetet nga qyteti, dogana e Hanit të Hotit, Muriqanit dhe pika turistike e Shirokës, bashkohen të gjitha në një rreth-rrotullim dhe në urën e vjetër të Bahçallekut duke sjellë pritje dhe radhë. /Kosovapress/