Sekretari privat i Mbretëreshës Elizabeth II, Lordi Robert Fellowes, i cili ishte kunati i Princeshës Diana dhe xhaxhai i Harry-t dhe William-it, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Ai ishte këshilltari më i rëndësishëm i Mbretëreshës midis viteve 1990 dhe 1999, gjatë divorcit dhe vdekjes së Dianës.

Lord Fellowes e gjeti veten në pozitën e pakëndshme për të mohuar pretendimet e çuditshme të pronarit të Harrods, Mohamed Al Fayed se ai ishte i përfshirë në një komplot për të vrarë djalin e tij Dodi dhe princeshën.

Fellowes e ndihmoi gjithashtu mbretëreshën, në vitin 1992, kur Charles ishte në luftë me Dianën, Andrew u nda nga Sara, Anne u divorcua, Kalaja Windsor u përfshi në flakë dhe opinioni publik u kthye kundër familjes mbretërore të Britanisë.

Ai lindi në Sandringham në vitin 1941, djali i Sir William Fellows, menaxher i pasurisë së tij nga 1936 deri në 1964, dhe Jane Fellows, e cila ishte e bija e gjeneral brigade Algernon Ferguson, Sherif i Northamptonshire.

Ai kaloi tre vjet në ushtri nga 1960 deri në 1963 – dhe në vitin 1978 u martua me Lady Jane Spencer, motrën më të madhe të Dianës, e cila ishte shoqëruese e nuses në dasmën e tyre. Lord Fellowes vdiq për shkaqe të panjohura më 29 korrik. /vizionplus.tv