Rreth 500 emigrantë kanë mbetur në  një varkë në brigjet e Siçilisë, njoftoi sot organizata Alarm Phone.

 

 

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për emigrantët në rrezik në det, tha në Twitter se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”.

 

Anija është nisur nga Libia në drejtim për në jug të Siçilisë shtoi Alarm Phone. Frontex nuk pranoi të komentojë menjëherë.

 

Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

 

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve ku zotohet të godasë kalimet e parregullta detare, dhe hapi rrugët legale të migracionit.