Protestuesit antiqeveritarë në Bangladesh kanë bastisur rezidencën zyrtare të kryeministres Sheikh Hasina.
Sipas lajmit të mediave lokale dhe BBC-së, mijëra persona kanë hyrë në rezidencën zyrtare të kryeministres Hasina në kryeqytetin Dhaka.
Mësohet se Hasina, e shoqëruar nga motra e saj Sheikh Rehana, ka shkuar në një "vend më të sigurt" me helikopter ushtarak.
Nga ana tjetër, shënohet se komandanti i ushtrisë gjenerali Waker-Uz-Zaman ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike./aa