Hekuri është thelbësor për mirëqenien e organizmit tonë dhe e gjejmë në shumë ushqime. Ose më mirë: në disa ushqime. Në këtë artikull do të njohim ushqimet me origjinë shtazore dhe ato bimore që përmbajnë më shumë hekur dhe janë vërtet shumë.

Ushqime të pasura me hekur

Shpretka e gjedhëve, mëlçia e derrit dhe e bagëtive të imëta. Por edhe peshku ‘korb’ apo kakaoja e hidhur. Këto janë ushqimet e klasifikuara në krye të listës si produket me sasinë më të lartë të hekurit. Shpretka përmban 42 mg për 100 gr; mëlçia e derrit 48 mg dhe e bagëtive të imëta 12,6 mg; kakaoja përmban 14.3 mg, kurse peshku ‘korb’ 14.4 mg.

Nëse marrim parasysh nevojat për hekur (10 mg në ditë për burrat, 18 mg për gratë), është e qartë se si marrja e hekurit mund të bëhet në mënyrë efektive dhe të rregullt  përmes një rruge shumë të thjeshtë: një dietë të shëndetshme dhe korrekte pa harxhuar para për suplemente të shtrenjta.

Rëndësia e hekurit për trupin tonë

Hekuri është një mineral që merr pjesë në ndërtimin e hemoglobinës, molekula që bën transportimin e oksigjenit në gjak. Shumë funksione të rëndësishme në trupin e njeriut fillojnë nga hekuri dhe falë hekurit ne forcojmë sistemin imunitar dhe luftojmë lodhjen.

Trupi ynë prodhon rreth 4 gram hekur të pranishëm në mëlçi, shpretkë, palcë dhe hemoglobinë. Sidoqoftë çdo ditë, një sasi e vogël e mineralit humbet për shkak të copëzimit të mukozës së zorrëve, një sasi që duhet të rikuperohet përmes një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe ekuilibruar.

 

Ushqimet që ndalojnë përthithjen e hekurit

Janë në fakt disa substanca si oksalatet apo acidi fitik, të pranishme kryesisht tek perimet, një tepricë fibrash dhe kalciumi, çaji dhe kafeje si dhe disa ilaçe si antibiotikët që limitojnë absorbimin e hekurit.

Si të nxisim përthithjen e hekurit

Mes ushqimeve që nxisin përthithjen e hekurit bëjnë pjesë ato të pasura me vitaminë C dhe acid citrik. Një tjetër këshillë është të përdorni erëza të cilat favorizojnë sekrecionet intestinale për të lehtësuar përthithjen e hekurit. Ndër simptomat e anemisë (mungesës së hekurit) mund të përmendim dobësinë, presionin e ulët të gjakut, probleme të gjumit, rënie flokësh, thonj të dobët dhe nervozizëm.

Ushqimet më të pasura me hekur

Ushqimet me origjinë shtazore

Mishi i kuq

Mishi i kalit

Pula

Molusqet

Midhjet

Sepjet

Açuget në vaj

Vezët

Ushqime me origjinë bimore

Thjerrëzat

Fasulet

Qiqrat

Bajamet

Ccokollata e zezë

Kakaoja e hidhur

Embrionet e grurit

Stikat e pishës

Tërshëra

Lajthitë

Kikirikët

Muesli me fruta dhe fruta të thata

Radikio

Rukola

Borzilok

Spinaq

Fara kungulli

Quinoa

Pjeshkë të thata

Lëng kumbullash

/VizionPlus