Vera është stina ku mund të eksperimentojmë më shumë me ushqimet dhe pijet, por në fakt duhet ta pranojmë që na shijojnë vërtetë shumë. Për fat shumicën e tyre mund t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi sado të vështira mund të duken recetat.

Kjo është njëra nga recetat që mund ta provoni menjëherë.

Përbërësit

85 g myshk të thatë deti

4 gota ujë

1 filxhan qumësht

½ filxhan mjaltë ose sheqer për shije

½ lugë ekstrakt vanilje

¼ lugë arrë muskat i bluar

¼ lugë kanellë të bluar

½ filxhan akull

Hapi 1

Vendosni myshkun e tharë të detit në një sitë dhe lani mirë.

Hapi 2

Vendosni myshkun e detit në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 10 minuta.

Hapi 3

Lëreni përzierjen të ftohet derisa të formohet një trajtë xheli.

Hapi 4

Merrni 4 lugë gjelle nga xheli i myshkut të detit dhe vendoseni në një blender me qumësht, mjaltë, ekstrakt vanilje, erëza sipas dëshirës dhe akull dhe përziejeni derisa të jetë homogjene dhe ‘voila’ ju bëftë mirë./VizionPlus