Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj mbylljes së nëntë objekteve ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës.

Ambasarori Jorn Rohde tha se hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në “inbox”.

“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet në ‘inbox’. BE-ja lulëzon duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe ne kemi nevojë për të njëjtën qasje në nivel kombëtar”, ka shkruar ambasadori Jorn Rohde në X.

Edhe qeveria amerikane ka shprehur zhgënjimin nga “veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postës serbe në veri të Kosovës”.

/Kosovapress/