Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris ka përzgjedhur kandidatin e saj.

Guvernatori Minesotës, Tim Walz është përzgjedhur kandidat në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Ish-mësuesi i shkollës së mesme dhe trajneri i futbollit tërhoqi vëmendjen e demokratëve për stilin e tij dhe aftësinë për t’iu përgjigjur Donald Trump pa u dukur shumë agresiv.

Në punën e tij të mëparshme si kongresmen, ai ka fituar në një qark që ka një numër të konsiderueshëm votuesish rurale dhe republikanë. Guvernatori mund të mos ketë qenë një emër i njohur mes demokratëve disa javë më parë, por tani ai ka fituar garën.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, për të cilin CNN ka raportuar se është zgjedhja e zëvendëspresidentes Kamala Harris, ishte një “i preferuari i stafit”, tha një burim në selinë e fushatës së Harris’ Wilmington, Delaware.

“Nëse është zgjedhur ai, ne jemi të kënaqur. Ne e pëlqejmë atë”, tha burimi.

Punonjësit kanë qenë të entuziazmuar për njoftimin e zëvendëspresidentit, duke përfshirë rrethin e vogël të stafit që po përgatiten për paraqitjen e Walz./Tema