Mediat izraelite raportojnë se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit janë pezulluar derisa të përcaktohet emri i pasuesit të Ismail Hanijes, liderit politik të Hamasit të vrarë në një atentat në Teheran.
Duke folur për gazetën “Times of Israel”, disa zyrtarë të paidentifikuar kanë konfirmuar se negociatat për shkëmbimin e të burgosurve janë pezulluar.
Raporti pretendonte se hakmarrja e Teheranit kundër Izraelit mund të vijë shumë shpejt dhe tha se Hamasi do të shpallte emrin e pasuesit të Hanijes si kreu i lëvizjes palestineze në ditët në vijim.
Pas këtyre dy zhvillimeve, Katari, ShBA-ja dhe Izraeli duhet të rifillojnë negociatat.
Të njëjtat burime raportojnë se pas vrasjes së Hanijes u bë më e vështirë arritja e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe se delegacioni izraelit zhvilloi bisedime në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, gjatë fundjavës, por në takime u diskutua më shumë për portën kufitare të Rafahut.
Hamasi nuk mori pjesë në ato negociata në Kajro./TRT