Autoritetet greke kanë shpëtuar këtë të hënë 77 emigrantë, të cilët udhëtonin në një varkë me vela, në Amorgos.
Sipas medias greke Protothema, emigrantët u shpëtuan nga policia portuale, ndërsa varka ndodhej mes Amorgos dhe Astypalaia, një zonë me erëra të forta, duke rrezikuar kështu jetën e emigrantëve.
Fillimisht varka u rrethua nga 3 varka të rojes bregdetare, të cilët morën emigrantët dhe i transportuan në portin e Naxos./Tema