Në përgjithësi qytetarët e Kosovës po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar duke shtuar fluksin e udhëtarëve në javën e parë të gushtit në pikën kufitarë në Morinë.

Rreth 30 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës që lamë pas ndërsa mesatarja ditore arrin në 10 mijë.

Veç qytetarëve nga Kosova janë dhe turistë nga vende të rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e të tjerë që shtojnë fluksin.

Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë sidomos në orët e mbrëmjes duke krijuar radhë të gjata dhe pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes doganës së Vërmicës.

Radhët në hyrje për në Kosovë gjatë mbrëmjeve krijohen edhe nga kthimi i qytetarëve të Kosovës e vendeve të rajonit nga bregdeti shqiptar.

Në korrik sipas policisë vetëm nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 800 mijë persona.

Për 6 muaj të këtij viti sipas policisë kufitare të Kosovës,  rreth 4 milionë e 479 qytetarë nga Kosova kanë hyrë e kanë dalur në pikën e përbashkët kufitare të Vërmicë-Morinë, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. /KosovaPress/