Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi, ka theksuar se ngjarjet dhunshme të shënuara në ditët e fundit në Britani janë "tronditëse".
Grandi bëri një postim nga platforma X, lidhur me ngjarjet e dhunës anti-islame dhe raciste të cilat filluan në Britani për shkak të lajmeve spekulative të bëra nga ekstremistët e djathtë në mediat sociale që nga java e kaluar dhe të cilat u përhapën në shumë rajone të vendit.
"Dhuna e parë në Britani në ditët e fundit, duke përfshirë edhe ato kundër azilkërkuesve është tronditëse. Po ashtu edhe lajmet e rreme që nxisin këtë dhunë", deklaroi Grandi i cili theksoi se kushdo pa dallim, ka të drejtë të ndihet i sigurt në shoqëri dhe të jetojë i lirë, larg nga urrejtja, frika dhe intoleranca.
Ndërsa në postimin e bërë në platformën X të përfaqësuesit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët në Britani thuhet se "Jemi të tronditur nga dhuna që kemi dëshmuar në Britani në ditët e fundit, përfshirë sulmet e synuara kundër refugjatëve".
Në postim nënvizohet se përhapja e informacionit të gabuar dhe dezinformatave të nxitura nga urrejtja dhe paragjykimet, kanë pasoja në jetën reale dhe për këtë arsye kjo çështje duhet të trajtohet./aa