Në kantierin e ndërtimit të lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës vijon me ritme puna, ku aktualisht janë realizuar 75 % e punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ndau në rrjetet sociale, momente nga puna që po zhvillohet në këtë segment të Unazës së Jashtme të Tiranës.

ARRSH njofton gjiothashtu se, aktualisht ka përfunduar 90% e punës për strukturën e viaduktit dhe paralelisht po vijojnë punimet e formimit të trupit të rrugës dhe muret mbajtëse.

Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur shpërndarjen e trafikut./ata