Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në janar të këtij viti treguesi i kredive me probleme u rrit në 4.88%, nga 4.74% që ishte në dhjetor 2023.

Sipas BSH-së, raporti i kredive me probleme mbetet në nivele të kontrollueshme dhe kjo luhatje shpjegohet me tkurrjen e lehtë të portofolit total të kredisë për ekonominë gjatë janarit, krahasuar me dhjetorin.

Referuar indikatorëve ekonomi, BSH vëren se, “ekonomia shqiptare u rrit me afërsisht 3.1% për nëntë muajt e parë të vitit 2023. Sektori i turizmit shënoi një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime. Ndërsa një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë edhe rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit”.

BSH thekson se, mosrritja e normave të interesit është pritshmëri optimiste për vijimësinë e kreditimit të ekonomisë me ritme të kënaqshme, që është një faktor me ndikim pozitiv në mbajtjen të ulët të peshës specifike të portofolit të kredive me probleme./ata