Sipas një anketimi në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, kandidati republikan për president Donald Trump ka mbetur 3 pikë prapa rivales së tij demokrate Kamala Harris.

Në anketimin e kryer së bashku nga radio amerikane NPR, televizioni PBS dhe Kolegji Marist, është vërejtur se performanca e Harris ka shënuar përmirësim në krahasim me anketat e mëparshme.

Zëvendëspresidentja amerikane Harris, vazhdon garën zgjedhore, 3 pikë përpara rivalit të saj Trump.

Ndërkohë, 53 për qind e të anketuarve mendojnë se Harris do ta mbrojë demokracinë më mirë se Trump.

Edhe për çështjen e emigrantëve, 52 për qind e votuesve mendojnë se qëndrimi i Trump është më i fortë përballë Harris.

Gjithashtu 51 për qind e votuesve amerikanë besojnë se Trump, në vend të Harris do ta trajtojë më mirë tensionin në Lindjen e Mesme.

Kompania e anketimeve "The Cook Political Report" deklaroi se diferenca e pikëve midis Harris dhe Trump u ul në 1,3.

Edhe në anketën e kryer nga gazeta Wall Street Journal (WSJ) u zbulua gjithashtu se në mesin e votuesve të regjistruar kishte një rritje të mprehtë në favorizimin e Harris./aa