Numri i palestinezëve të vrarë në 24 orët e fundit është rritur në 14, me vdekjen e një palestinezi të plagosur nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga burime spitalore, ka humbur jetën i riu palestinez, Mohammed Abu Hijab, i cili mbeti i plagosur gjatë bastisjes së djeshme.

Në deklaratën e saj me shkrim dje, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se dy automjete janë goditur në rrethin Ash-Sharqi të qytetit të Jeninit dhe se nga sulmi kanë humbur jetën dhe janë plagosur 5 palestinezë.

Numri i palestinezëve të vrarë nga bastisjet dhe sulmet në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar në 24 orët e fundit ka arritur në 14.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

620 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 5 mijë palestinezë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori./aa