Testimi i informatizuar për programin Mjekësi e Përgjithshme do të kryhet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore nga data 14-23 gusht 2024.
Lajmin e dha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh sot se, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, me rritjen e numrit të kuotave të pranimit, vjen edhe me një ofertë akademike me programe të reja, programe në gjuhë të huaj dhe diploma të dyfishta me universitetet italiane, Universitetin e Bolonjës dhe “Chieti” të Pescarës, dhe me programe të larmishme në fushën e shëndetit publik, dentistrisë, infermierisë, etj.
Manastirliu nënvizoi se, “Studio në Shqipëri” është një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me universitetet, për të informuar maturantët mbi potencialin dhe mundësitë që ofrojnë programet tona të studimit./ata