Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gerti Shima dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ishin të ftuar në Paris në “Istanbul House” që organizoi një pritje të hapur për të gjitha Komitetet Olimpike nga e gjithë bota, në kuadër të Lojërave Olimpike Paris 2024, por njëherësh edhe për të promovuar edhe qytetin e Stambollit, pritës të Lojërave Olimpike Europiane 2027.

Presidenti Fidel Ylli, pati edhe një takim të shkurtër me kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoglu, si edhe me presidentin e Komitetit Olimpik Europian, Spyros Capralos./ata