Të gjithë e dimë se flokët thinjën me kalimin e viteve, si një shenjë e plakjes. Shkencërisht kjo ndodh kur trupi ndalon së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnekërie.

Problemi qëndron kur thinjat shfaqen në moshë të re, ama ekspertët e sqarojnë shumë shkurt: stresi.

Substancat që lëshohen nga trupi kur ndodhet nën efektin e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke e “zhveshur” flokun nga ngjyra natyrale dhe bën shfaqjen e thinjave.

Sakaq, stresi nuk është i vetmi faktor nxitës për thinjat në moshë të re.

Problemet në ushqyerje, sidomos mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave, pasi ato ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori gjenetik mund të themi se është më i rëndësishmi, pasi në këto raste thinjat janë një realitet i pandryshueshëm.

Ndotja e mjedisit është një arsye tjetër, pasi bën që floku të dobësohet më tepër dhe gradualisht të zbardhet.

Duhani dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe./GazetaShqiptare