Një profesor universitar është arrestuar si i dyshuar për ndezjen e zjarreve pyjore.

Profesori 66-vjeçar i sociologjisë në Universitetin Panteion në Athinë është arrestuar të hënën nën dyshimin për ndezjen e zjarrit që shpërtheu në Vari në periferinë jugore të Athinës. Sipas mediave lokale, ai i mohoi akuzat.

Profesori universitar theksoi se ai është banor i zonës dhe këmbënguli se ishte ulur në shtëpi kur shpërtheu zjarri, pavarësisht dëshmive që pretendonin se ai e bërë atë.

Sipas mediave lokale, profesori ka dhënë mësim në akademinë e policisë 15 vjet më parë./aa