Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyes (MIT), përmes një operacioni preciz në rajonin Hakurk të Irakut, neutralizoi terroristin e PKK/KCK-së, Serdar Sönmez me emrin e koduar "Eziz Gabbar", i cili ishte në përgatitje për të kryer sulm ndaj bazës së Forcave të Armatosura Turke (TSK) në Irak.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, MIT zbuloi se terroristi Sönmez për të cilin ishte lëshuar një urdhërarresti, do të kryente një sulm terrorist në bazën e TSK-së në Hakurk.

Terroristi Serdar Sönmez, me urdhrin e dhënë nga të ashtuquajturit drejtues "të nivelit të lartë" të organizatës terroriste PKK/KCK, pritej që të kryente përpjekje për infiltrim në zonën e bazës turke në Hakurk, të kryente vëzhgim dhe zbulim si dhe të kryente sulm me pushkën snajper.
 

Më tej bëhet e ditur se përmes një operacioni të kryer nga MIT, terroristi Sönmez u neutralizua gjatë përgatitjes së tij.

Mësohet se terroristi Sönmez iu bashkua organizatës terroriste PKK/KCK në tetor 2014, se në vitin 2015 kaloi në rajonin Gara në veri të Irakut për trajnim të armatosur/ideologjik dhe se në 2018-n mori pjesë në akte terroriste në Kandil dhe së fundmi në Hakurk./aa