Qendra e re shëndetësore në Tërbuf, në Lushnje është rehabilituar plotësisht, duke mundësuar shërbime më të mira për banorët.
Kryeministri Edi Rama solli pamje nga qendra e rehabilituar duke vënë në dukje se me përfundimin e saj, numri i qendrave të rehabilituara në të gjithë vendin është 340.
“Qendra e re shëndetësore Tërbuf, në Lushnje, e rehabilituar plotësisht si 340 qendra dhe ambulanca nga veriu në jug, garanton standardin më të mirë të shërbimit për banorët e kësaj zone”, theksoi Rama.
“Me 60 qendrat e tjera shëndetësore që rehabilitohen këtë vit, shkojnë në 400 numri i qendrave të kujdesit parësor me infrastrukturë të përmirësuar radikalisht, që i shërbejnë qytetarëve me kushtet dhe standardet më të mira”, u shpreh kryeministri Rama.