Për fëmijët e “Zyber Hallullit” kjo verë ka qenë plot me aktivitete zbavitëse.
Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e organizuara në këto ditë vere për këta fëmijë.
Çdo ditë e tyre ka qenë e mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe gëzim teksa kanë shijuar detin, kanë luajtur dhe janë përfshirë në aktivitete të ndryshme interaktive.
“Ne besojmë se çdo fëmijë meriton një verë plot lumturi, prandaj së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe partnerë të tjerë mbështetës kemi mundësuar që këta fëmijë të kenë një përvojë të gëzuar, duke krijuar kujtime që do t’i mbajnë me vete gjithmonë”, tha Koçiu.
Vitet e fundit fëmijët e qendrave të përkujdesit social po pushojnë pranë detit, por edhe në pishina, nën kujdesin maksimal të edukatoreve dhe mësuesve./ata