“Partneriteti strategjik do të vazhdojë, siç ju e thatë me të drejtë, Shqipëria ka blerë nga Turqia, dronët Bayraktar, këto marrëdhënie do të vazhdojnë”.

Kështu i është përgjigjur ambasadori i Turqisë nga Korça, pyetjes se Euronews Albania mbi një telefonatë rë fundit mes Ramës me Erdogan, një bisedë mes dy miqve realizuar të enjten në mbrëmje, tashmë nën një tension global gjeopolitik.

I pyetur lidhur me organizatën FETO të shpallur si terroriste nga Turqia, ambasadori Tayyar Kağan Atay u shpreh se FETO nuk është rrezik vetëm për Turqinë por edhe për Shqipërinë ndaj pastrimi i tyre nga institucionet arsimore dhe fetare duhet të jetë vendimtar.

“Lidhur me organizatën FETO duhet te pyesni kryeministrin Edi Rama se si është përgjigjur në telefonatë por mund të them se pjesa e pastrimit të FETO-s nga Shqipëria nuk është vetëm çështje e Turqisë, është edhe çështje e shtetit shqiptar, ata janë të rrezikshëm. Ky pastrim nuk duhet të bëhet vetëm për Turqinë por edhe për një të ardhme më të sigurt të vendit tuaj. Do të marrim përfundimet për këtë temë, ka zhvillime. Dua të theksoj se FETO nuk do jetë pengesë për vazhdimin e partneritetit miqësor të të dyja vendeve. Nuk do lejojmë që të helmojnë miqësinë midis dy shteteve. Kjo është punë që ne do t’i shkojmë deri ne fund”, u përgjigj njeriu i Ankarasë në Tiranë.

Deklaratat e ambasadorit u bënë nga Korça, aty ku po merr pjesë në një aktivitet për bletërritjen, ku pjesëmarrëse është edhe ministrja e bujqësisë Anila Denaj./TeSheshi