Pensionet që do të llogariten pas 1 korrikut 2024 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të rinj. Në Fletoren Zyrtare është botuar  vendimi “Për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2022, për llogaritjen e pensioneve”, me koeficientët e indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2024.

Këta koeficientë do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të pensionit që nis nga 1 Korriku 2024.

“1. Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit  2022,  me  indeksin  13.5%,  të  llogaritur  sipas kritereve të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë  1.5.1993,  “Për  sigurimet  shoqërore  në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 2. Indeksi  i  përcaktuar  sipas  pikës  1,  të  këtij vendimi, aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes  së shumës  fillestare  mujore  të  pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim”, thuhet në vendim.

Indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritur  nëpërmjet  pagave  të  periudhës  1994–2022, referuar  kontributeve të derdhura  sipas  muajve  në këtë  periudhë  dhe  pagave  referuese  sipas  punëve dhe  profesioneve,  e  përcaktuar  me vendimin  nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin  e  pagave  referuese  për  llogaritjen  e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Në vendim thuhet se pas  aplikimit  të  indeksit  të  vitit  2022,  baza  e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore  të  pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1 korrik 2024, nuk mund të jetë më e lartë se:

Efektet  financiare, që rrjedhin  nga  zbatimi  i këtij  vendimi,  lidhen  me  zbatimin  e  formulës  së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet  që  caktohen  me  datë  fillimi  nga  data  e hyrjes  në  fuqi  të  këtij  vendimi e në vazhdim  dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare  dhe  i  shtrin  efektet financiare  nga  data  1 korrik 2024./Monitor