Chermen Valiev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë ka mësuar emrin e kundërshtarit. Valiev do të sfidojë mundësin neutral, Mahamedkhabib Kadzimahamedau, i cili triumfoi ndaj sllovakut Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov.
Asgjë nuk do të jetë e lehtë për mundësin kuqezi, sidomos në këtë fazë, ku rivalët janë mjaft të fortë. Valiev, i cili garon në stilin e lirë për peshat deri në 74 kilogramë, duhet të sigurojë 2 fitore, për të arritur te medalja e bronztë.
Nëse vjen triumfi ndaj rivalit të parë, në finale do jetë mundësi nga Taxhikistani, Viktor Rassadin./BalkanWeb