Chermen Valiev i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024, siguron kualifikimin dhe kalon në finale për medaljen e bronzit, në peshën deri në 74 kg.

Mundësi i Shqipërisë e mundi me shumë lehtësi 12-2 kundërshtarin e tij nga Bjellorusia.

Valiev do të luftojë tani për të parën medalje Olimpike për Shqipërinë, kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin, sot në orën 18:00./ata