Rreth gjysma e biletave për Lojërat Paralimpike të Parisit janë shitur, dy javë e gjysmë para fillimit të ngjarjes.

Lojërat Olimpike përfundojnë të dielën dhe më pas organizatorët kanë një dritare të shkurtër për të rikonfiguruar vendet e Lojërave për personat me aftësi të kufizuara.

Kreu i komitetit organizativ të Lojërave Olimpike Paris 2024, Tony Estanguet tha në një konferencë për shtyp se ata ishin të kënaqur me shifrat e shitjeve.

“Deri më tani vlerësohet se janë rezervuar pesë herë më shumë vende në Paralimpikë – në krahasim me fillimin e Lojërave Olimpike”, tha ai.

Organizatorët thanë se deri më tani janë shitur më shumë se 3 milionë bileta për Lojërat Paralimpike, të cilat do të zhvillohen nga 28 gusht deri më 8 shtator.

“Në Lojërat Olimpike, 9,5 milionë nga rreth 10 milionë bileta u shitën – më shumë se kurrë më parë në historinë e Lojërave”, sipas Estanguet.

Kishte gjithashtu rekorde për sa i përket popullaritetit të sporteve ekipore të femrave – me 66 000 spektatorë që shikonin 7 ragbi në Stade de France dhe 27 000 tifozë të basketbollit në Lille./ata