Këngëtarja Adele ka konfirmuar fejesën e saj gjatë një momenti të improvizuar me fansat në një koncert në Gjermani. Këngëtarja ishte duke performuar në Mynih kur pa dikë që mbante një tabelë ku shkruhej: "A do të martohesh me mua?"

Ajo e lexoi mesazhin, por u përgjigj: Nuk mund të martohem me ty, sepse tashmë jam duke u martuar, kështu që nuk mundem, por e vlerësoj, faleminderit.

Më pas, ajo i tregoi turmës diçka që dukej si një unazë fejese duke nxitur brohoritje. Adele ka qenë në një lidhje me agjentin sportiv amerikan Rich Paul që nga viti 2021 dhe më parë ishte e martuar me Simon Konecki, me të cilin ka një djalë.

36-vjeçarja është fotografuar me Paul në ngjarje të tilla si ndeshjet e NBA-së dhe i tha revistës Elle në 2022: Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar pas tij./Dosja