Ndërsa stuhia tropikale Debby përmbyt Karolinën e Jugut, aligatorët dhe mustakët po testojnë ujëra të reja duke kaluar nga pellgjet tek pishinat e oborreve të shtëpive. Në një video virale, Robert Moose Rini shikon nga automjeti i tij teksa një aligator përshkon rrugën në Hilton Head Island përpara se të bënte një pushim të shpejtë në një pellg me ujë.
"Imagjinoni të ecni nëpër rrugica dhe të shihni atë krijesë" tha ai.
Është një frikë e zakonshme, që shfaqet në postimet e dyshimta të mediave sociale çdo sezon uragani: grabitqarët shfaqen aty ku nuk pritet. Por aligatorët në oborret e shtëpisë? Ato janë të vërteta për shumë amerikanë në Florida, Georgia dhe Karolina.
Ekspertët e jetës së egër thonë se aligatorët zakonisht nuk largohen shumë nga habitatet e tyre natyrore. Ata i përmbahen ujërave të ëmbla dhe u pëlqen të gërmojnë kur ndjejnë një stuhi që po vjen.
Këtë verë, uragani Beryl dhe stuhia tropikale Alberto shtynë afro 200 krokodilë për të eksploruar zona më të populluara në Tamaulipas, një shtet meksikan që kufizohet me Teksasin. Në Karolinën e Jugut, disa video tregojnë aligatorë që shfaqen në rrugë.
Kafshët shkaktojnë frikë në të gjithë jugun bregdetar të SHBA-së, për shkak të madhësisë së tyre. Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida paralajmëron se edhe në lagjet ku banorët kanë mësuar të bashkëjetojnë me aligatorët, "potenciali për konflikt ekziston gjithmonë".
Kafshë të tjera po shfaqen gjithashtu në vende të pazakonta. Disa video pas stuhisë tregojnë një specie të njohur si mustak që shfaqet në pellgjet e rrugëve në Florida dhe Karolinën e Jugut. Ekspertët thonë se rreziku më i madh i kafshëve për njerëzit në ujërat e përmbytjeve janë gjarpërinjtë, të cilët janë më të vështirë për t'u dalluar./Dosja