Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, falenderon mundësin Chermen Valiev për fitimin e medaljes së parë në një Olimpiadë për vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se paraqitja e mundësit Valiev në lojërat Olimpike “Paris 2024″, i ka bërë krenar shqiptarët.

“Një dhuratë e merituar për Shqipërinë nga kampioni ynë, mundësi Chermen Valiev! Medalja e parë olimpike në histori, fituar në Olimpiadën “Paris 2024”, një arritje madhore e sportit shqiptar!”, shkruan Spiropali.

“Një frymëzim e detyrim për të vazhduar e rritur investimet e kontributet për sportin në shkolla, palestra e infrastrukturë sportive”, vijon ajo.

“Përgëzime me zemër Komitetit Olimpik Shqiptar. Faleminderit, kampioni Valiev, që na bëre kaq krenar!””, mbyll postimin e saj Spiropali.

Mundësi Chermen Valiev, i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike, duke u renditur i treti në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin./ata