Shumë njerëz kujdesen të kenë gjithmonë në shtëpi ushqime që i rezistojnë kohës.

Ka disa ushqime që mund t’i blejmë dhe mbajmë deri në konsumin e plotë pa u shqetësuar për afatin. Këto janë disa prej tyre që është mirë t’i mbani në kuzhinë.

Mjalti

Mund të ndryshojë pak ngjyrën dhe strukturën, por nëse mjalti është i mbyllur mirë në një kavanoz, ai nuk skadon kurrë.

Oriz

Orizi i bardhë mund të ruajë lëndët ushqyese deri në 30 vjet nëse ruhet në enë hermetike.

Kripë

Kur mbahet larg lagështisë është e “pavdekshme”.

Salcë soje

Nëse shishja që përmban salca e sojës nuk është hapur kurrë, atëherë ajo mbetet e pandryshuar.

Sheqeri

Sheqeri si mjalti kur ruhet në një enë të mbyllur hermetikisht nuk prishet kurrë.

Fasule

Nëse ato janë të mbrojtura nga insektet, atëherë fasulet nuk skadojnë./SyriNet