Dy emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël.

Dy emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël.

Më shumë se 50 emigrantë u shpëtuan nga e njëjta varkë e vogël dhe operacioni është në vazhdim.

Zyrtarët francezë thanë se 25 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kapërcyer korsinë më të ngarkuar të anijeve në botë këtë vit.

 

Disa varka me emigrantë u nisën nga plazhet në veri të Francës të dielën pas një periudhe me erë.

Moti i mirë në mëngjes bëri që disa grupe të hidheshin në ujë.

Jacques Billant, prefekt i rajonit Pas-de-Calais, tha gjatë një konference për shtyp të dielën pasdite se autoritetet nisën një operacion të madh shpëtimi kur një anije u gjend në vështirësi.

Në varkë ndodheshin 56 emigrantë. Dy persona ishin pa ndjenja kur ekuipazhet mbërritën në vendngjarje dhe më vonë vdiqën, ndërsa 54 u kthyen në mënyrë të sigurtë në portin në Calais, tha ai./EuroNews