Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi sot punimet për riparimin e kanalit ujitës nga rezervuari Petrush deri në Sovjan, në Maliq.

Ministrja Denaj shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu dhe prefekti Nertil Jole.

Sipas ministres Denaj, përmirësimi i infrastrukturës së kanalit shërben për ujitjen e 500 hektarëve tokë bujqësore dhe përmirësimin e ujitjes në 600 hektarë të tjera.

Gjatësia e kanalit është 15.6 km dhe përshkron 4 fshatra në bashkinë Pogradec dhe 6 fshatra në bashkinë Maliq.

Kjo është ndërhyrja e parë në kanalin ujitës nga rezervuari Petrush deri në Sovjan që do t’u shërbejë të gjithë fermerëve të kësaj zone.

Kanali ujitës ka si burim furnizimi rezervuarin e Podgories, me një kapacitet maksimal prej 4.2 milion m3 dhe me sasi të shfrytëzueshme uji në kushte normale prej 3.7 milionë m3 ujë./ata