Në Kosovë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Arteve dhe Valleve Tradicionale “New Born Kosova”, ku marrin pjesë 300 folkloriste të ansambleve të Sllovenisë, Turqisë, Kroacisë, Spanjës, Meksikës, Lituanisë, Çekisë, Rumanisë dhe Ukrainës. Mes tyre janë tre grupe të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, si Ukraina Spanja dhe Meksika.

Gëzim Sertollaj, një prej organizatorëve tha se “krahas kulturës dhe artit mundohemi që të prekim sa do pak edhe diplomacinë kulturore, duke ftuar çdo vit në festival edhe vende që nuk e njohin Kosovën”.

Festivali është konceptuar si një aktivitet shëtitës në disa qytete të Kosovës, mes tyre Prizreni, qyteti multi kulturor dhe historik i Kosovës. Grupet folklorike dhuruan performancë të jashtëzakonshme me valle e këngë tradicionale të vendeve që përfaqësojnë duke shfaqur një kolorit të pasur kulturor e artistik.

Festivali që ka nisur nga 9 gushti  deri më tani është mbajtur në Podujevë, Deçan, Prizren, e do të përmbyllet në Prishtinë me 13 gusht. Festivali sjellë bashkëpunime ndërkombëtare kulturore dhe e radhit Kosovën, në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare te rëndësishme./Shqiptarja