Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht.

Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00.

Po ashtu të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 – 16:00, ose të punojnë nga shtëpia, e kufizime të tjera./KosovaPress/