Një hetim për vrasje ka nisur ndaj ish-kryeministres së larguar të Bangladeshit, Sheikh Hasina lidhur me ekzekutimin e një personi gjatë protestave të dhunshme kundër saj.

Gjashtë figura të tjera në qeverinë e mëparshme po hetohen gjithashtu pas javëve të trazirave vdekjeprurëse në kryeqytetin Dhaka.

Ish-kryeministrja Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi në fillim të këtij muaji, për t’u strehuar në Indinë fqinje, ndërsa thirrjet që ajo të jepte dorëheqjen u shtuan.

Më shumë se 400 persona u vranë gjatë demonstratave studentore që kulmuan me kërkesat kundër qeverisë së Hasina. Shumë prej tyre u qëlluan nga policia, me urdhër të saj.

Hasina i kërkoi policisë të shtypë protestuesit, duke iu referuar atyre si “jo studentë, por terroristë që synojnë të destabilizojnë kombin”.

Qeveria e re përmban shumë prej protestuesve dhe drejtohet nga laureati i Nobelit për Paqe, Muhamed Yunus./Tema