Një anije turistike me më shumë se 3.000 njerëz ka marrë flakë sot në Korenë e Jugut.

Anija "Mediterranea", e cila ishte ankoruar në portin jugor të Jejus në Ngushticën e Koresë, u raportua të jetë përfshirë nga flakët, tha Yonhap News me bazë në Seul.

Roja Bregdetare e Koresë së Jugut po heton shkakun e zjarrit, i cili ka lënduar tre anëtarë të ekuipazhit.

Anija kishte 2.430 pasagjerë dhe 736 anëtarë të ekuipazhit në bord. Ajo ishte nisur nga Tianjin, Kinë, dhe po shkonte për në Fukuoka të Japonisë. Megjithatë, udhëtimi mund të vonohet derisa të përfundojë hetimi./aa