Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, njoftoi se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiç.


Hapja e festivalit ishte parashikuar të ndodhte në orën 18:30 të 27 qershorit në sheshin Dorçol dhe disa orë para hapjes, një grup i madh qyetarësh serbë u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë.

Kujtojmë se që nga themelimi i tij në vitin 2014, festivali në Beograd, që promovon bashkëpunimin kulturor mes Serbisë dhe Kosovës, është shoqëruar me protesta nga organizatat e krahut të djathtë dhe partitë që kanë tentuar të ndalojnë mbajtjen e festivalit./EuroNews