Çdo një në dy qytetarë të BE-së mbi moshën 16 vjeç lexon të paktën një libër në 12 muaj, sipas një sondazhi të Eurostat të kryer në vitin 2022, rezultatet e të cilit janë publikuar tani.
Dashamirësit më të pasionuar të letërsisë janë të rinjtë, nga mosha 16 deri në 29 vjeç, prej të cilëve 60.1 për qind kanë lexuar të paktën një vepër në vit.
Megjithatë, duket se dashuria për të lexuar zvogëlohet me kalimin e moshës, kështu që vetëm 53,5 për qind e njerëzve të moshës 30 deri në 54 vjeç dhe 52,6 për qind në kategorinë midis 55 dhe 64 vjeç e kanë shijuar një libër.
Sipas hulumtimit, më së paku lexojnë personat mbi 65 vjeç, ku përqindja e atyre që lexojnë të paktën një libër në vit është 47.2 për qind.
60.5 për qind e grave lexojnë të paktën një libër në vit, por vetëm 44.5 për qind e burrave, dhe i njëjti model u vërejt kur shikonin numrin e librave të lexuar.
Gjithsej 28.8 për qind e grave dhe 24.8 për qind e burrave deklarojnë se lexojnë më pak se pesë libra në vit, ndërsa 14.3 për qind e grave dhe 9.8 burra lexojnë nga pesë deri në nëntë libra në vit.
Lexuesit më të zjarrtë, 17,4 për qind e femrave dhe 9,9 për qind e meshkujve, deklarojnë se lexojnë 10 ose më shumë libra në vit.
Pesha më e lartë e lexuesve u regjistrua në Luksemburg me 75.2 për qind, e ndjekur nga Danimarka 72.1 për qind dhe Estonia 70.7 për qind, dhe më e ulëta në Rumani 29.5 për qind, Qipro 33.1 për qind dhe Italia 35.4 për qind./SyriNet