Google prezantoi të martën veçori të reja të inteligjencës artificiale (AI) për pajisjet Android dhe linjën e saj të re të smartfonëve.

Gemini Live, një mjet bisedor celular që i lejon përdoruesit të kenë biseda të lira me modelin e AI, do t’i kthejë pajisjet celulare në një asistent të fuqishëm të AI, tha kompania në blogun e saj.

“Me Gemini të integruar thellësisht në Android, ne po rindërtojmë sistemin operativ me AI në thelb dhe po ripërcaktojmë se çfarë mund të bëjnë telefonat”, tha presidenti i Android Ecosystem Sameer Samat.

Gemini Live u bë i disponueshëm të martën për abonentët e avancuar në anglisht në telefonat Android, ndërsa do të zgjerohet në sistemin operativ iOS të Apple dhe në më shumë gjuhë në javët e ardhshme./EuroNews