Kuzhinierja nigeriane Hilda Bassey Effiong ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness duke gatuar për 100 orë.

 

E njohur gjerësisht si Hilda Baci, 27-vjeçarja Effiong arriti një rekord të ri 100-orësh në maratonën e gatimit, të cilën e nisi të premten, më 12 maj, në Lagos të Nigerisë.

 

E përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness, Effiong kaloi rekordin e arritur nga kuzhinierja indiane Lata Tondon në vitin 2019, e cila kishte gatuar për 87 orë e 45 minuta.