Deklarata e Koordinatorit Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu:

Erion Veliaj, me garancinë që ka marrë nga kolegët e drejtësisë, vazhdon pa ndërprerje abuzimet dhe vjedhjet e parave te qytetarëve me ECO TIRANËN e Ndraghetës.

Në foton tregohet se si në një ditë Veliaj i jep ECO Tiranës plot 1.5 milion euro për pastrimin e Tiranës vetëm për muajin qershor.

Balliu: Erion Veliaj i jep ECO Tiranës dhe Ndraghetës miliona euro

 

Dhe një pagese të dytë po në të njëjtën ditë, data 01.08.2024 dhuron edhe 743 mijë euro ECO Tiranës që e ngriti me kompaninë e Ndraghetës për të njëjtin shërbim.

Këto shifra janë të pajustifikueshme, mjafton të shohësh që i njëjti shërbim për të njëjtin territor nga e njëjta kompani për të njëjtin afat kohor ndryshon me gati dyfish të kostos, pra njëra pagesë është 1.5 milion euro dhe tjetra 734 mije euro.

Këto shifra abuzive kaq të larta janë të pajustifikueshme edhe për shkak se Tirana, në çdo raport ndërkombëtar, si për shembull raporti i OBSH, ku faktohej se grimcat e ndotjes ishin 90 herë më të larta se norma e lejuar.

Pra, ndërkohë që kazanët e plehrave janë plot paradite dhe pasdite, përveç atyre koshave pranë vilave te pushtetit, qytetarët paguajnë shifra marramendëse për pastrimin.

Ku është SPAK në këtë rast që nuk heton pagesat e bëra për ECO Tiranën?

Pse nuk shikon dhe nuk heton SPAK pagesat e pajustifikuara? Pse nuk heton SPAK abuzimin me taksat e qytetareve?

Apo kolegët nuk e hetojnë kolegun?

Sa herë denoncohet me prova dhe fakte Erion Veliaj, SPAK merr pushimet ose arreston ndonjë mjeran të pushtetit.

Kur do të adresohet burimi i aferave, burimi i vjedhjes te vazhdueshme te qytetarëve shqiptarë?!

Ndaj, të nderuar qytetare, kur drejtësia nuk ekziston, është detyrë e revoltës qytetare të vëre para përgjegjësisë pushtetarët e korruptuar.

Të enjten ora 11:00 të bashkohemi në proteste tek Bashkia Tiranë kundër kryehajdutit Lal Djegësi! / OraNews