Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në një takim ambasadorin Michel Tarran, shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Hasani i uroi ambasadorit Tarran suksese në detyrën e tij të re, duke vlerësuar punën e tij të mëparshme diplomatike në Shqipëri dhe Kosovë.
Hasani shprehu mbështetjen e Shqipërisë për rolin dhe punën e Prezencës së OSBE-së, e cila, nënvizoi ministri, “kam besim se do të vazhdojë të çojë përpara punën e mirë dhe bashkëpunimin për çështjet e Prezencës brenda mandatit dhe ekspertizës së kreut të ri”.
Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024./ata